“Si me qenë bombë, u trembëm shumë”- Tritoli në Elbasan, flasin fqinjët e Ardit Pepës: Ia kanë vënë qëllimisht, është problematik

Fqinjët e Ardit Pepës, banesës së të cilit i vunë tritol pak në Elbasan, kanë folur për mediat, duke përshkruar sesi e kanë përjetuar ngjarjen.

Advertisements

Advertisements

Njëri prej tyre është shprehur se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, si bombë dhe se xhamat e dritareve të banesave ishin thyer.

“Sa na kishte kapur gjumi. Një shpërthim i fuqishëm, xhamat ranë në tokë. U trembëm shumë!”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse kishin ndonjë person problematik në pallati, ai e ka pohuar duke thënë se është personi që i vunë tritol.

Në pallatin tuaj është ndonjë problematik?

Është në fakt një, në katin e parë. Se atij ia ka vënë qëllimisht. Ishin edhe ata të ekspertizës, …ekspertët e kriminalistikës deri në orën 2:45. Pa gjumë fare jam.

Vetëm ishit në shtëpi?

Bashkë me gruan dhe djalin

Si u ndjetë? Iu trembët?

Shumë u trembëm. Si mos trembesh. Si me qenë bombë, shumë e fuqishme.

TRITOLI NË ELBASAN, SULM APO INSKENIM?

Për shpërthimin në Elbasan, dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit, shtetasit Ardit Pepa.

Familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lënda plasëse, sipas informacioneve paraprake pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

Raportohet se ata udhëtojnë në të njëjtin shtet të Europës pasi largohen nga Shqipëria.

Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona.

Nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.

“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.