Nje akison i forcave Shqiponja të zhvilluar me datën 8 mars të këtij viti çoi në akuzë 3 punonjës policie që sipas AMP kanë kaluar kopetencat e tyre.
Advertisements
Rezart Berberi, Elton Dekollari dhe Florian Zeneli kanë ndaluar një automjet ku brenda tij ishin dy persona Taulant.M dhe Miklevan.T.
Advertisements
Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Rinasit ku efektivët kishin dyshime se kishin sende të kundraligjshme.
Sipas burimeve të gazetarit Edison Vatnikaj sapo efektivët i kanë marrë dokumentat e mjetit në dorë mjeti me dy persona në bord është larguar me shpejtësi dhe në këtë moment Rezart Berberi ka qëlluar drejt mjetit duke rrezikuar jetën e personave.
Advertisements
Pas këtij veprimi ata kane bërë një kallzim por duke tjetërsur komplekt ngjarjen dhe duke dhënë kallzim të rremë.
Edhe gjatë marrjes në pyetje ata nuk e kane pranuar se kanë qëlluar drejt makines në fjalë.
Sipas punonjësve dyshohet se personat në makinë kishin armë zjarri dhe gjatë momentit qe ata kanë marrë vendimin për kontrolin e mjetit janë larguar.
Ekspertiza dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe marrja e provës nga arma e qitur kanë qenë prova të forta për prokurorin dhe AMP për të venë nën akuzë efektivet e Forcave Shqionja.
Rezart Berberi gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim.
Ndaj tij rëndon akuza e Vrasje me dashje e mbetur ne tentative, falsifikim dhe kallzim i reme.
Ndërsa dy koleget e tij që po ndiqen ne gjendje të lire akuzon vetem shperdorim detyre, moskallzim krimi dhe veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes.