Si ndodhi plagosja në Pogradec? 27-vjeçari i gjakosur tentoi të largohej, autori e ndoqi për ta vrarë

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, ku i plagosur ka mbetur Alted Jolldashi, 27-vjeç.

Advertisements

Mësohet se i riu është qëlluar nga Denis Meko, dhe i gjakosur ai është përpjekur të largohet nga vendngjarja. Meko e ka ndjekur nga pas me qëllim për ta vrarë, por 27-vjeçari ka arritur të largohet. Kjo mbështetet edhe mbi gjurmët e gjakut që ndodhen në rrugë.

Advertisements

Mësohet se ndaj Jolldashit është qëlluar katër herë, ndërsa vetëm dy prej plumbave e kanë kapur atë, një në pjesën e këmbës dhe një tjetër në pjesën e shpatullës.

Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

You may also like