Kastriot Cenko fillimisht e goditi gruan e tij, Alba Cenko me çekiç në kokë, e vendosi karikuesin e telefonit në qafë dhe më pas e mbyti.
Advertisements
Trupin e pajetë të 35-vjeçares vendosi në dollapin e dhomës së gjumit dhe më pas në papafingo, ku edhe u gjet 7 ditë pas krimit më 5 Dhjetor.
Advertisements
Teksa planifikoi se si do të justifikonte zhdukjen e saj, Kastriot Cenko përdori celularin e viktimës për të mashtruar djemtë e tyre të mitur dhe familjarët e Albës.
39-vjeçari u dërgoi mesazh dy fëmijëve të mitur me numrin e nënës së tyre ku i shkruante: “Mami u largua për të fituar para, kam ikur larg”.
Tronditëse janë faktet që dalin nga krimi makabër në familjen shqiptare, vrasje që ndodhi në banesën ku çifti jetonte në Ampelokipi.
Prej kohësh autori ishte i bindur se gruaja e tradhtonte me një shok. Ditën e krimit, 39-vjeçari deklaroi se kishte dëgjuar gruan e tij duke folur në telefon. Ai tha se mendoi që Alba Cenko po fliste me të dashurin e saj dhe vendosi t’i merrte jetën.
Kastriot Cenko e vrau pa u vënë re aspak fëmijët që po flinin në dhomën tjetër dhe të nesërmen e çoi trupin e saj në papafingo.
Madje, duke u shtirur si viktima, u dërgoi mesazhe djemve të tij duke përmendur në tekst fjalën “baba” të paktën 6 herë, si edhe duke theksuar rëndësinë e rolit të tij.
Mesazhet dërguar djalit të madh
(….) Mami u largua, mori disa rroba, një valixhe, unë jam tashmë në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Prandaj, ki kujdes për vëllain tënd dhe dëgjo babin. Kur nëna të mbledhë para dhe të nxjerrë letrat, do të kthehet për të t’ju marrë me vete.
Tani për tani do iki larg dhe u ndava me babin, ndaj dëgjojeni që të mos zemërohet dhe kujdesuni, në rregull fëmijë.
Unë do t’ju telefonoj kur të mundem. Ok, mos u shqetësoni, do të jem mirë dhe do të t’ju marr kur të mundem. Ok.
Përqafime për ty dhe vëllain tënd. Dhe shiko dhe dëgjo babin. Në rregull fëmijë. Kur të më dalin letrat dhe të mbledh paratë, do të vij të t’ju marr, por deri atëherë tregohuni të mençur të dëgjoni babin dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin.
Ju dua shumë, ok dashuria ime. Tani nuk mund të flas më.
Unë do ju telefonoj, mos u shqetësoni. Do të jem mirë mirupafshim. Edhe një gjë bebe, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që të mos më marrë në telefon. Mirë puthje fëmijë.
(….) zemër, të thashë kur të mbledh lekë për të rregulluar letrat do vij të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetësoni për këtë. Unë ju dua shumë dhe do të ju marr kur të mundem, mirë fëmijë, lëreni babin të thotë çfarë të dojë.
Mesazhet për të afërmit
Në të njëjtën kohë, 39-vjeçari ka tentuar të çorientojë të afërmit e viktimës, duke i dërguar mesazhe nga celulari Albës për t’i qetësuar. Duke u shtirur si viktima, ai i shkruan motrës së saj se ishte mirë dhe se ishte larguar me një shok për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet.
“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai kunatës në emër të motrës së saj të vdekur.
E shqetësuar për fatin e motrës, ajo e merrte me video për ta parë dhe i kërkonte asaj t’i dërgonte një mesazh për t’u siguruar që ishte mirë.
“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit që jam mirë, të thashë që do të të marr sapo të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.
Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës së tij: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi ne polici se do me krijoni probleme. Kur të kem kohë, do t’ju marr. jam mirë”.
Motra e viktimës po shprehte shqetësimin e tij.
“Motra ime e mirë, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton se jemi të shqetësuar”, shkruhet në mesazh.
“Do të të marr pak më vonë, nuk jam vetëm tani”, i përgjigjej vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij. “Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” “Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.