Janë publikuar pamjet e momentit kur policia prangos Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, nga Kosova, të cilët akuzohet se trafikonin armë në Shqipëri.
Advertisements
Në video shihet moment kur policia ndjek mjetin tip Volkswagen ku udhëtonin dy të arrestuarit, në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, dhe pasi dalin nga makina i shtrijnë përtokë ku i vendosin prangat.
Advertisements
Ndërkohë gjatë kontrollit, blutë gjejnë në kofanon e automjetit pistolatat me vlerë rreth 10 mijë euro që dyshohet se do t’i shinin në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet pas hetimeve disamujore, operacioni policor i koduar “Suspend”.
Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova, me qëllim shitjen. Sekuestrohen 2 pistoleta dhe municion luftarak.
Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë të cilët dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro.
Si rezultat i hetimeve disamujore të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Suspend”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
A. P., 23 vjeç dhe K. P., 53 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në autostradën “Lezhë – Fushë Krujë”, automjetin me të cilin qarkullonin shtetasit A. P. dhe K. P., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar pistoletat nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.