Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar për trafik kokaine nga karabinierët italianë në Fano, por ajo që ka shtangur më shumë efektivët sesa droga e sekuestruar, ishte një sistem antipërgjimi që adoleshenti kishte instaluar në makinën e tij.
Advertisements
Pajisja e antipërgjimit dhe sasia prej të paktën 40 gramë kokainë që ai e hodhi nga dritarja gjatë ndjekjes si nëpër filma nga policia, u sekuestruan si prova materiale.
Advertisements
Aksioni u krye disa ditë më parë, kur efektivët pikasën mjetin e raportuar si të dyshimtë, një “Ford Fiesta”.
Makina rezultoi në pronësi të një italiani që ishte nën arrest shtëpiak për krime në fushën e drogës, por përdorej së fundmi nga shqiptari.
I riu kishte mbërritur së fundmi në Itali si turist dhe po qëndronte në zonën e Torrette. Këtu ai takoi një burrë që po ngiste një makinë luksoze me fuqi të lartë. Një automjet që nuk kaloi pa u vënë re, teksa dyshohet se kanë shkëmbyer lëndë narkotike.
Teksa vuri re se po ndiqej nga karabinierët, 19-vjeçari ka shtypur gazin e makinës në përpjekje për të shpëtuar nga prangosja. Në këtë moment hodhi diçka nga dritarja e mjetit. Efektivët gjetën dy pakot, njëra prej të cilave kuti cigaresh ku ishte kamufluar kokaina, secila nga 20 gramë drogë. Gjithashtu pas kapjes iu gjetën edhe 400 euro cash.
Por ajo që pikasi më shumë ishte një pajisje q i riu mbante për të zbuluar dhe mbrojtur përgjimet telefonike.
Një detektor që kap valët e radios, fushat magnetike, pajisjet e fshehura në mënyrë që të shqetësojë frekuencat dhe të parandalojë hetuesit të dëgjojnë bisedat ose të ndjekin personin nëpërmjet GPS-it.
Funksionon në frekuenca të caktuara dhe “e mbron” kriminelin nga veprimet e kontrollit. Një shenjë e qartë se i riu kishte ngritur një biznes droge dhe se, për t’u mbrojtur nga hetimet, kishte disa mjete në dorë për të mashtruar hetuesit, informon media italiane.
Pas arrestimit, shqiptari u izolua në burgun e Pesaros. 19-vjeçari u mbrojt nga avokatja Maria Elena Cortiglioni dhe shfrytëzoi të drejtën për të heshtur. Gjykata gjatë masës së sigurisë e liroi dhe urdhëroi dëbimin e tij nga Emilia Romagna, pas mbarimit të procesit hetimor dhe gjyqësor.