Si nisën dyshimet për vrasjen? Vëllai i Liridonës: Naimi ra në kontradiktë, kur ishim në morg…

by editor

Vëllai i Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra me armë zjarri para disa ditësh në Prishtinë ka rrëfyer për News24 gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë, duke treguar se si nisën dyshimet te Naim Murseli, bashkëshorti i motrës së tij.

Ai u shpreh se ditën pas vrasjes ai e kishte takuar Naimin së bashku me dy të afërmit e tij, aty ku edhe bashkëshorti i Liridonës kishte nisur të jepte disa deklarata kontradiktore

Advertisements

Ai zbuloi më tej se kur të gjithë ishin nisur drejt morgut për të parë trupin e Liridonës, Naimi kishte refuzuar duke thënë se nuk mund ta shihte të shoqen e pajetë.

Si e mësuat se Liridona vdiq?

Advertisements

Vëllai: Isha në punë, më telefonoi gruaja rreth darkës dhe më tha se Liridona ishte vrarë pas një konfrontimi me hajdutët. Kur e pashë m’u duk e vërtetë në bazë të lajmeve. Erdha në shtëpi dhe u mundova të afroj prindërit dhe i kam dërguar në spital për t’u bër qetësues.

Pasi u dhashë qetësues u nisëm për në Prishtinë. Shkuam në QKUK dhe na thanë që Liridona nuk ishte aty. Shkuam në Dragodan në stacionin policor, aty ishte edhe burri i Liridonës, Naimi duke dhënë deklaratë bashkë me fëmijët.

Advertisements

Njëherë folëm me fëmijët, folëm me ta dhe i pyeta. Ata thanë që e harruan mamin dhe kishin ikur pasi dikush u kërkoi paratë. Kur i pyesja se si ikën nuk më kthenin përgjigje. Atë natë biseda me Naimin ishte shumë e shkurtër. Ai më tha që dolën grabitësit dhe kërkuan para.

Por tha se arriti që t’i thoshte fëmijëve suedisht të ikin dhe u hapi dyert fëmijëve dhe iku me ta. Kur ktheu kokën pas nuk ishte Liridona. Pas 4-5 metrave kishte dëgjuar një krismë. Desha të siguroj fëmijët dhe më pas të kthehem te gruaja më tha. Më pas erdhi policia dhe e njoftuan në stacion që ajo kishte ndërruar jetë.

A kishit dyshime te Naimi?

Vëllai: Nuk na shkonte mendja aspak, nuk kishim dyshime. Mendonim vetëm se si i ndodhi Liridonës. Atë natë nuk kishim dyshime. Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel.

Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë.

Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu.

Pjesë nga intervista:

You may also like