Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme vendin ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, Anila Prendushi e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital dhe më pas vrau veten.
Advertisements
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të paradites së sotme (18 Shkurt) në lagjen “Mark Lula”. Ndërsa vetëm 3 ditë më parë, Kolë Manaj me anë të një postimi në rrjetin social TikTok duket se kishte paralajmëruar problemet në çift.
Advertisements
Pas një mungese prej më shumë se 1 viti në TikTok, ai ka publikuar një video të Fifit teksa këndon “Shkrepsja Dhe Duhani”, tekst i dedikuar dashurisë së humbur.
Postimi i këngës ku në tekst thuhet “qysh me hek merzin kur se kam dashnin”, duket se tregojnë që 34-vjeçari, i cili humbi jetën dhe bashkëjetuesja e tij, kishin konflikte në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë në postime të tjera ku ka publikuar foto me 44-vjeçaren, e cila është e divorcuar dhe nënë e 3 fëmijëve, ai shpreh dashurinë ndaj saj.
“Nëse e do fort mos hiq dorë prej saj”, ishte thënia që viktima ka shoqëruar një prej kolazheve me foto ku pozoi krah Anila Prendushit, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.