“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Mos qani hallin e miqve të mi…

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi që e pyeti se si ia kishte publikuar Alex Soros foton.

Advertisements

“Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë propagandistike që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me ta por nuk bëj spekulime abuzime me miqtë dhe mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin.

Advertisements

Mos ma qaj hallin mua për miqtë e mi.. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”-u shpreh Rama