Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit të zhvilluar së fundmi në Greqi, për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në trafikun e drogës Shqipëri-Greqi-Spanjë. Autoritetet greke kanë bërë të ditur për mediat vendase në dosjen voluminoze janë përfshirë 21 persona, mes të cilës, përmenden edhe atentatet ndaj shtetasit shqiptar, Ari Papa.
Advertisements
Më 26 shkurt 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, u tentua të vritej 32-vjeçari shqiptar nga fshati Dhivër i Sarandës. Episod ky i zbardhur nga përgjimet e transkriptuara nga Sky Ecc. Në dosje thuhet se ishte ora 20:00 kur Papa ndodhej midis rrugëve “Mixail Boda” dhe “Agorakritou”, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera.
Advertisements
Pavarësisht se i shpëtoi plumbave të lëshuar drejt tij në muajin shkurt, atentatorët u rikthyen sërish në muajin Maj për ekzekutimin e tij. Pikërisht më 30 Maj 2021, në “Sepolia” Athinë teksa pinte kafe në një lokal.
Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishin shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjecarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky Ecc” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars 2021, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol aktiv edhe në atentatin ndaj Papës
Tre të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38 vjeç (nën arrest), “Dorian” 32 vjec (në kërkim) dhe “Landi” 30-vjeç (nën arrest). “Mili”, një shqiptar i rrezikshëm ishte i përfshirë dhe një ngjarjen e 20 dhjetorit 2020 ku policia greke gjeti një kallashnikov në një makinë në Kipseli.
Përvec atentatit ndaj Papës, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën. Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij. Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe gra në burgje.