Siguronin drogë për këngëtarë të njohur, policia sekuestron celularët e Klajdi Serjanit dhe Euxhenio Manushit

by editor

Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut në kryeqytet. Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.

Advertisements

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërdarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë. Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës. Drogën e blinin klientë të ndryshëm, përfshi dhe njerëz të njohur.

Advertisements

Dy të rinjtë u arrestuan një ditë më parë në afërsi të kthesës së Kamzës, pasi u kapën me lëndën narkotike me një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh. Prej të paktën 6 muajsh, Serjani dhe Manushi ishin në përgjim nga policia dhe janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal.

You may also like