“Sikur e kishte blerë te Medreseja…”/ Të veshurit më keq në tapetin e kuq të BBV 4?

Iftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Nag, për të diskutuar më shumë mbi mbrëmjen e finales së madhe të “Big Brother VIP”. Si ishin veshur VIP-at në tapetin e kuq sipas tij?

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Kush është veshur më keq sipas Nag?

Në finale ranë shumë keq në sy. Kryesinë e mban Gerta me atë fustanin. Normalisht që shijet janë relative, por i bie që shijet janë shumë rëndë nëse është pëlqyer Gerta. Gerta dukej shumë keq të them të drejtën, me ato flokët e fryra si në ’97, me ato xixat e fustanit blerë tek ‘butik Lumturija’. Nuk ndriçoi.

Dhe një person tjetër që më ka zhgënjyer dhe që prisja me të vërtetë shumë, dhe që është dukur më mirë tek “Portokallia” se sa në Tapetin e Kuq apo në studion e BBV, është Loredana. Mund të më kritikojnë njerëzit, nuk ka asnjë problem, unë po them mendimin tim të sinqertë. Loredanën e dua tmerrësisht shumë dhe mendoj se është një dashuri, por mendoj se ka nevojë për një konsulent për mënyrën se si vishet. Ishte pak ‘cheap’ si fustan.

Gjithashtu dhe Valbona. Kam dëgjuar që për Valbonën ka pasur shumë pëlqime. Dëgjova Niko Komanin në TAR që tha se është veshur më mirë nga të gjithë. E para, mua nuk m’u duk për tapet të kuq, m’u duk pak më e thjeshtë për tapet të kuq. Valbona është një personazh që është veshur shumë mirë dhe shumë ekstra për shumicën e netëve të prime-it dhe gjithmonë kishte diçka që të surprizonte.

Çfarë e ka prishur veshjen, mendoj unë, ka qenë pjesa e cropit, që ishte shumë ‘cheap’, sikur e kishte blerë tek Medreseja. Ndërkohë gjithë ajo veshja e bardhë ishte shumë madhështore, por nëse do t’i kishte vendosur ndonjë detaj, ndonjë aksesor… Nga Valbona prisja shumë, nuk është se dukej keq, por ishte shumë thjeshtë për natën finale. /TAR/