Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 kundër ndaj Anglisë dhe Andorrës.kombetarjaAjo që vihet re është mungesa e Anis Mehmetit, një nga lojtarët kuqezi më në formë i cili ka shënuar 12 gola këtë sezon. Lojtari shqiptar është kthyer ndër emrat më të rëndësishëm të Bristolit dhe Championship, teksa për të së fundi kanë shfaqur interes edhe klube të rëndësishme të cilat synojnë të bëhen pjesë e Premier Ligës.
Advertisements
Tjetër mungesë është Keidi Bare i cili me siguri nuk ka arritur të rikuperohet nga tërheqja e lehtë në pulpë. “Panorama Sport” zbuloi dje se ai e kishte marrë ftesën nga Kombëtarja, por mesa duket nuk ka qenë i gatshëm dhe po merr trajtim në klubin e tij të Saragozës.
Advertisements
Për herë të parë, trajneri nuk do të llogarisë shërbimet e Mario Mitajt. Mbrojtësi ndjeu disa shqetësime në ndeshjen që Al Itihad zhvilloi në kampionatin arab dhe mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të luajtur.
Edhe mbrojtësi Elseid Hysaj nuk është përfshirë në listë për shkak dëmtimi njësoj si sulmuesit Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.
LISTA E PLOTË