Silvinjo: Na shërben vetëm fitorja, me Gjeorgjinë do të jetë e vështirë

by editor

Shqipëria ka mbërritur në Tbilisi të Gjeorgjisë që prej ditës së shtunë, por skuadra ka bërë stërvitje të lehta, pa shumë ngarkesë, ndërkohë që trajneri Silvinjo ka gërshetuar procesin e stërvitjes fizike sa në palestër e sa në fushë, por edhe ka parë video me grupi, ka dhënë direktiva dhe padyshim ua ka bërë të qartë djemve edhe formacionin. Por Silvinjo është treguar i kujdesshëm duke mos dhënë detaje.

Advertisements

Ndërkohë, sot në mbrëmje do të luhet ndeshje me Gjeorgjinë, e cila në një farë mase është përcaktuese për objektivat sezonale të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj sfide, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Ardian Ismajli dolën në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet ndeshja, “Mikheil Meskhi”.

Advertisements

Trajneri Silvinjo tha se Shqipërisë i duhet vetëm rezultat pozitiv nesër në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për të arritur objektivin që është vendi i parë në grup. Trajneri vlerësoi Gjeorgjinë, ndërsa iu rikthye ndeshjes së parë me këtë kundërshtar në Tiranë, komentoi mungesat e Gjeorgjisë dhe foli për skuadrën, ndërsa nuk dha asnjë detaj rreth formacionit që pritet të hedhë nesër në fushë.

“Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”, tha Silvinjo.

Advertisements

Trajneri duket në pozitë të vështirë në këtë moment. Edhe pse kontratën e ka për dy vite, një dështim në Ligën e Kombeve mund të sillte surpriza në pankinën e përfaqësueses dhe në vetë rolin e trajnerit Silvinjo.

Formacioni dhe gjendja e skuadrës

Trajneri foli më pas për formacionin që do të hidhet në fushë dhe gjendjen e grupit në tërësi. “Kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar. Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Ishte një ndeshje shumë e vështirë edhe nesër po ashtu. Në grupin ku ne bëjmë pjesë mund të ndodhë çdo gjë. Nuk e dimë ende për formacionin, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër.

Nesër duhet të marrim pikë duke qenë se bëhet e vështirë për ta arritur objektivin. Ne duhet të jetojmë me këtë realitet. E dimë që nëse marrim një rezultat negativ nesër, nuk na shërben për të arritur objektivin që ne kemi. Ne na shërben nesër vetëm fitorja dhe tre pikët. Kemi një mini-avantazh, duke qenë se në nëntor, i luajmë të dyja ndeshjet e fundit të edicionit në shtëpi. Por është shumë e rëndësishme që ne të japim 100% tonë nesër dhe të marrim rezultat pozitiv. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi një ekip i fortë”, nënvizoi ai.

You may also like