Sinoptikani i ”MeteoAlb” Hakil Osmani foli përmes një lidhjeje Skype për Klan News sa i takon situatës së motit në 24 orët e ardhshme.
Advertisements
“Momentalisht kemi një stopim të reshjeve, janë reshje në sasi shumë të pakta ato që po bien”, u shpreh Osmani. Ai theksoi se kjo gjendje e qëndrueshme me motin do vijojë deri në orën 11 të natës.
Advertisements
Më tej, sipas sinoptikanit do ketë reshje të konsiderueshme përgjatë 24 orëve.
“Thuajse gjithë Ultësira Perëndimore ka përjetuar reshje me sasi të larta dhe stuhi të forta ere, sidomos në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës apo kryeqytet. Pritet që gjatë gjithë 24 orëshit, të kemi reshje të konsiderueshme, do ketë zona që do shkojë dhe në 150 mm, por pjesa më e madhe e territorit shqiptar do jetë nga 55-90 mm.”
Për temperaturat e ditëve në vijim Osmani u shpreh: Ditën e nesërme temperaturat do të kenë një rënie të ndjeshme, në vlerën 18 ose 19 gradë Celsius. Po ashtu e Diela sjell një rritje të lehtë, por temperaturat nuk do i kalojnë 20 gradë. Javën që vjen do ketë mot të qëndrueshëm, megjithatë ka sinjale se të Mërkurën mund të ketë reshje.
“Pritet të kemi reshje të konsiderueshme, duhet patur kujdes në gjithë territorin sepse do kenë intensitet të lartë”, përfundoi sinoptikani.