Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar për vdekjen e biznesmenit Lulzim Kryeziu.
Advertisements
Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
Advertisements
“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, shkruhet në postim.
Ndërkohë, më herët Policia e Kosovës njoftoi se një person është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.
Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, thuhej në njoftim.