Situata e gripit në vend, apeli i ministres së Shëndetësisë dhe masat për të parandaluar komplikacionet

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave shëndetësore për të diskutuar masat që po zbatohen për përballimin e situatës së gripit.

Advertisements

Ajo theksoi se strukturat shëndetësore janë në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën epidemiologjike dhe për të garantuar shëndetin e qytetarëve. Koçiu vuri në dukje se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar komplikacionet nga gripi dhe bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të ndjekin këshillat mjekësore për të minimizuar përhapjen e virozave.

Advertisements

Në rrjetet sociale, ministrja përmendi rëndësinë e forcimit të survejancës ndaj infeksioneve respiratore dhe vazhdimin e vaksinimit falas për grupet e rrezikuara, duke e cilësuar kujdesin shëndetësor si një veprim të domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik.