Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.
Advertisements
Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Advertisements
Bashkia e Shkodrës bëri me dije se Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
Moti i keq, pritet të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë fundjavës ku ftojmë qytetarët të kenë kujdes.
Advertisements