Sizmiologu që “trembi” shqiptarët, alarmon sërish grekët: Pritet tërmet I MADH në Santorini!

Sizmiologu kontrovers grek, Akis Tselentis, i cili u citua nga Ilir Meta se kishte parashikuar një tërmet apokaliptik në Shqipëri, pas atij të Durrësit, ka “goditur” sërish.

Advertisements

Këtë herë ai ka alarmuar grekët, duke deklaruar se në orët në vijim pritet një tërmet i madh në zonën pranë ishullit grek të Santorinit, që prej dy ditësh tashmë gjendet nën pushtetin e dridhjeve të vazhdueshme sizmike.

Advertisements

Sipas tij, zona sizmike po zgjerohet vazhdimisht në verilindje, ndërsa duket se është riaktivizuar thyerja e madhe e Amorgos, e cila shkaktoi tërmetin shkatërrues të vitit 1956. Aktiviteti sizmik tregon karakteristikat e një sekuence paratërmeti, që do të thotë se sa më shumë kohë kalon pa ndodhur tërmeti kryesor, aq më e madhe është madhësia e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Tselentis bën deklarata të tilla, më herët ai ka pretenduar se ka parashikuar tërmetin shkatërrimtar që goditi në kufi mes Turqisë dhe Sirisë. Ai gjithashtu është përballur me gjyqe në të kaluarën për përhapje paniku me deklaratat e tij.