Policia rrugore filloi nga Tirana gjobitjen e këmbësorëve që nuk respektojnë vijat e bardha duke u bërë shkak për aksidente. Vlera është 1 mijë lekë dhe vendoset në të njëjtën fletë gjobe si për drejtuesit e automjeteve. Një vëzhgimi i kryer nga “Report TV” në ditën e parë të aksionit, konstatoi shkelje të shumta nga këmbësorët në kryeqytet.
Advertisements
TIRANË- Me fillimin e vitit kanë nisur të vendosen dhe gjobat e para ndaj këmbësorëve të cilët lëvizin në mënyrë të gabuar në rrugë.
Advertisements
Mosrespektimi i vizave të bardha apo semaforëve duke u kthyer në burim aksidenti parashikon penalitete në kodin rrugor, ndaj këmbësorët janë gjobitur me 1000 lekë të reja”.
Fenomeni duket i përhapur, pasi një vëzhgimi i Report TV në rrugët e kryeqytetit në ditën e parë të aksionit, konstatoi se në shumë raste sjellja e këmbësorëve është rrezik për aksidente.
Këto pamje i përkasin rrugës “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Edhe pse vizat e bardha ndodhen vetëm pak metra larg, fatkeqësisht disa këmbësorë zgjedhin të kalojnë në mes të rrugës.
Të shumtë janë dhe qytetarët të cilët nuk respektojnë edhe semaforin.
Sipas statistikave të INSTAT për 11-mujorin e vitit 2023, 12% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
B.K/Shqiptarja.com