Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës.
Advertisements
Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.
Advertisements
Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport” nga tifozët kanë shkarravitur në pjesën e jashtme të autobusit dhe pastaj kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.
Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës.