“Skandali i Komisariatit nr.2!” Arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s/ Gazetarja: Gjatë aksionit ka patur g*ditje të një ambjenti me lojëra fati

“Policia duhet të bënte transparencë për skandalin në Komisariatin nr. 2, kupola u fshi me një të rënë të lapsit.

Advertisements

Largimet dhe tentativat për dorëheqje, transferimi i shefit të krimeve atje, kanë ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish efektiv i RENEA, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Advertisements

Gjatë këtij aksioni ka patur goditje të një ambjenti me lojëra fati. Kam dyshime se gjithçka po ndodh në Komisariatin nr. 2, lidhet me arrestimin e Altin Morinës.

Shefi i krimeve është transferuar dhe shefi i komisariatit është dorëhequr.

Deri tani zoti Proda nuk ka bërë transparencë. Mendoj se të gjithë efektivët janë nën një presion të jashtëzakonshëm. Policia nuk mund të funksionojë si bandë kriminale”, tha Lala ndër të tjera në emisionin “Të Paekspozuarit”.