Skandali me mbetjet spitalore/ Tenderin e fituan me dokumente të falsifikuara, arrestohet administratori i një subjekti

by editor

Policia ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për Ervis Mirin, administratorin e një subjekti, i cili dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka marrë pjesë në tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Advertisements

Njoftimi:

Advertisements

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin L. Sh., 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You may also like