Një skandal ka ndodhur sot në QSUT, ku fushata e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama ka bllokuar rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke rrezikuar shërbimet emergjente për qytetarët.
Advertisements
Rama kishte thirrur mjekët për të marrë pjesë në një mitingun e tij, ndërsa disa prej tyre kanë lënë punën prej 3 orësh dhe janë angazhuar për këtë aktivitet politik.
Advertisements
Në pamjet e publikuara nga Syri.net, duket shoferi i një ambulance, i cili po transportonte një pacient, ka hequr një kon që ishte vendosur për të bllokuar rrugën dhe është drejtuar menjëherë drejt QSUT.
Aktiviteti politik i kryeministrit ka shkaktuar një kaos të madh, ndërsa ambulancat kanë mbetur të bllokuara për më shumë se 3 orë, duke e vështirësuar edhe më tej ofrimin e shërbimeve të nevojshme për pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë.
Në një moment, Kryeministri Rama ka folur për situatën e onkologjisë në Shqipëri, por ka harruar të përmendë denoncimet që ka bërë media dhe qytetarët për mungesën e medikamenteve të nevojshme për pacientët.
Aktiviteti i tij politik ka kaluar çdo kufi, duke përdorur jo vetëm një gjuhë fyese, por edhe duke krijuar një situatë që rrezikon jetën e qytetarëve, veçanërisht ata që janë në pritje të shërbimeve mjekësore.
Ky skandal ka sjellë reagime të forta nga qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile, të cilët kërkojnë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga çdo lloj abuzimi politik që mund të ndodhë në spitale dhe shërbime emergjente.