Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, tha se tre ish-ministra do të mbajnë përgjegjësi penale për ato që kanë firmosur dhe për faktin që kanë pasur dijeni për mungesa aparaturash dhe ilaçesh në QSUT.
Advertisements
Po ashtu Llabani vuri në dukje se të pandehur do të merren edhe biznesmenë në tregun e farmaceutikës.
Advertisements
“Ka pasur një ecejake mes Prokurorisë së Tiranës dhe KLSH-së, për shkak se Prokuroria e Tiranës pretendoi se kishte kërkuar sekuestrimin e raportit, ndërkohë që kreu i KLSH tha që s’është e vërtetë. Vetëm në momentin që çështja është bërë zyrtare, raporti i KLSH është administruar në dosje dhe kjo e ka detyruar Prokurorinë të shpallë moskompetencën. Historia e Onkologjikut s’filloi dje, as para një muaji, ka filluar këtu e 10 vite.
Tre ish-ministra do mbajnë përgjegjësi penale, për çfarë kanë dhënë, çfarë kanë firmosur, pse s’kanë reaguar edhe pse kanë pasur informacion për mungesa aparaturash dhe ilaçesh në QSUT. Kanë qenë në dijeni të hapjes së farmacive që hapen si kërpudha. Farmacitë ‘Ditë-Natë’ ne e dimë kujt i përkasin. Janë të një ish-ministri që sot është i pandehur. Kanë vendosur skema dhe gjoba. Kanë vendosur të bëjnë ekonomi me gjakun e njerëzve. Do shikojmë edhe persona të rëndësishëm, edhe biznesmenë që merren me tregun e farmaceutikës, që do merren të pandehur. Fakti që në 10 vitet e fundit ministrat kanë pasur dijeni për mungesë ilaçesh, të kobaltit, do të thotë që këta njerëz s’janë aty pa lidhje, s’e s’janë aty si kukulla”.
Sipas Llabanit, i gjithë Kuvendi ndihet i rrezikuar nga SPAK, në lidhje me hetimet që prokurorët po nisin pa dijeninë e politikanëve.
“Përballjen në Kuvend s’e shoh si ofensivë të opozitës, por mendoj që të gjitha palët në Kuvend janë në konflikt me SPAK-un. SPAK po punon në të dyja kahet. Për sa kohë kemi ministra që çohen para drejtësisë me akuza konkrete, ky konflikt sapo ka filluar. I gjithë Kuvendi duhet të ndihet i rrezikuar nga SPAK-u në lidhje me hetimet që SPAK-u po nis edhe pa dijeninë e tyre.
SPAK-u është krijuar pikërisht për të hetuar këta politikanë, që deri dje s’kishin as ndjesinë minimale se mund të përballeshin me ligjin. Ka mijëra denoncime në SPAK që politikanë janë pronarë vilash, oazesh, ishujsh. Është e vërtetë që SPAK-u ka vepruar si breshka, por që të mbledhësh prova dhe t’i çosh në gjykatë, është një mision i vështirë, sepse politikanët shqiptarë, pjesën më të madhe të pronave dhe pasurive të tyre e kanë në emër të personave të tretë, pestë, gjashtë, apo të tetë”.