Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandali te Spitali Onokologjik ku mjekët orientonin te spitalet private pacientët e sëmurë me kancer.
Advertisements
Gjatë protestës së sotme është ngritur dhe shqetësimi i mungesës së medikamenteve për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.
Advertisements
Kujtojmë se nga hetimet e Prokurorisë së Tiranë u zbulua se pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe më pas drejtoheshin në klinika private.
Gjithashtu janë konstatuar raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi, nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur, duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Advertisements
Në skemën abuzive, sipas prokurorisë Tiranë, janë përfshirë funksionarë dhe mjekë, ndërsa të martën u lëshuan disa masa sigurimi personal me “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitjeje” për ta.