Lisbonë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Valença të Portugalisë, ku një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitjeje në argjendarinë “Cacho”, në Avenida Miguel Dantas.
Advertisements
Grupi i grabitësve, i përbërë nga pesë persona të armatosur, tentoi të grabiste dy vëllezërit që ishin pronarë të argjendarisë, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe prokurorit ka bërë që situata të marrë një kthesë dramatike.
Advertisements
Sipas njoftimit të policisë portugeze, grabitësit ishin nën vëzhgimin e agjentëve të GNR dhe një prokurori, pasi dyshoheshin për aktivitete kriminale të ngjashme në Portugali dhe Spanjë. Sapo ata tentuan të kryenin grabitjen, forcat e rendit ndërhynë me shpejtësi, duke hapur zjarr në ajër për të paralajmëruar sulmuesit.
Në momentin e tensionuar, njëri prej grabitësve ka kërcënuar prokurorin me një shufër hekuri, duke i detyruar atë të reagonte me armë. Prokurori ka qëlluar grabitësin, duke e plagosur në bark dhe në kyçin e dorës. Pas plagosjes, i dyshuari ka pësuar arrest kardio-respirator dhe ka kërkuar ndihmën e menjëhershme mjekësore. Prokurori ka ndërhyrë për ta mbajtur të stabilizuar, duke kryer manovra reanimative derisa është transportuar në spitalin “Viana do Castelo” me puls.
Advertisements
I plagosuri është identifikuar si një shtetas shqiptar 54 vjeç, që jetonte në Maltë dhe kishte vizë qëndrimi në këtë shtet. Katër të tjerët që morën pjesë në tentativën e grabitjes janë shtetas nga Maroku dhe Italia. Policia ka konfirmuar se grabitësit ishin të armatosur me armë zjarri dhe qëllimi i tyre ishte të grabisnin argjendarinë.
Operacioni për kapjen e grabitësve ka qenë një sukses, duke ndaluar pesë personat përgjegjës për këtë akt kriminal. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin më shumë detaje në lidhje me rrjetin kriminal dhe aktivitetet e mundshme të tij në rajon.