Skenë si nëpër filma, një 38-vjeçar në bashkëpunim me një 45-vjeçare marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy persona kanë marrë peng një 53-vjeçar dhe më pas e kanë kanosur atë për t’i marrë një shumë parash. Policia thotë se në pranga është vënë një grua Lavdije Çaushi 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe Edi Tafili 38 vjeç, banues në Krahës të Memaliajt. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Advertisements

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Advertisements

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.

Detajet

Advertisements

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja në Memaliaj. Pajtim Selimi 53 vjeç nga fshati Krahës i Tepelenës është mbajtur peng brenda një banese në Memaliaj nga dy persona të cilët i kanë bërë presion për t’ju dorëzuar shuma parash dhe asete në pronësi të tij. 45 vjeçarja Lavdije Çaushi duket se ka ngritur një kurth për Selimin duke e thirrur në banesën që kishte marrë me qira në Memaliaj. Ajo është ndihmuar nga Edi Tafili 38 vjeç për të realizuar shantazhin. Ata kanë arritur t’i marrin viktimës vetëm 100 euro që kishte me vete, ndërsa e kanë kanosur për orë të tëra. Pasi është liruar, Selimi e ka denoncuar rastin në polici.

Pas rreth 24 orë kërkimesh policia arriti të vërë në pranga të dy pengmarrësit. Vetë Pajtim Selimi ka pranuar para hetuesve se i njihte të dy pengmarrësit dhe se kishte edhe miqësi me ta. Ai ka sqaruar se nuk ju detyrohej ndonjë vlerë financiare. Policia po heton rreth rastit edhe për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

You may also like