“SKY ECC” zbulon lidhjet e mafias dhe politikës në Malin e Zi, flitet edhe për Haradinajn dhe Abazoviçin

by editor

Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 gushtit 2020, anëtarët e kartelit të policisë së drogës dhe klanit Kavaka u përpoqën të kontaktojnë Dritan Abazoviç, për t’i shpjeguar atij se ai nuk duhet të bëjë marrëveshje “me çetnikët”, dhe në komunikimin e tyre të ndërsjellë pretendojnë se për këtë kanë biseduar me Ramush Haradinajn.

Bisedat janë bërë në aplikacionin “SkyECC”, sipas transkripteve të siguruara nga Europol për hetuesit malazezë.

Drama rreth humbjes së pushtetit filloi natën e zgjedhjeve parlamentare, një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kur agjenti sekret Petar Lazoviç u dërgoi një mesazh bashkëpunëtorëve të tij nga klani se ata ende prisnin, por situata nuk dukej favorite.

Në atë kohë, qeveria nuk ishte formuar ende, pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat DPS humbi pas tre dekadash në pushtet.

Gjithçka varej nga koalicioni “Së bashku”, i udhëhequr nga Abazoviç, nëse qeveria do të formohej nga partitë e mbledhura rreth DPS-së, apo nga opozita e mëparshme.

Advertisements

Në ditën e parë të shtatorit 2020, Lazoviç, një anëtar i lartë i grupit të organizuar kriminal të Kavaçki Klan, informoi se ishte “në selinë kryesore”.

“Kam qenë në selinë kryesore, thashë që jeni ofruar dhe jeni gati për të ndihmuar shtetin, më thanë që nëse keni lidhje me Dritanin, apo me dikë tuajin nga Shqipëria, ta telefononi dhe t’i thoni që nuk duhet të bëni marrëveshje me çetnikët dhe që të dielën të mblidheni e të sillni në shesh, në mbledhje”, shkruan Lazoviç.

Advertisements

You may also like