SMS-ja “Welcome to Greece” që i mori jetën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritolin

by editor

Biznesmeni Armandi Nelaj nga Saranda humbi jetën në 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.

Advertisements

Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar në Euronews Albania, gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.

Advertisements

Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.

Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.

“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari.

Advertisements

Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.

Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ngjarja e një muaji më parë ishte e mbushur me mister, pasi fillimisht u dyshua se i shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa pati hetime edhe për një atentat të mundshëm.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

You may also like