Ideja për t’u bërë të famshëm përmes rrjeteve sociale është tunduese për të rinjtë. Renisa shpjegon gjatë diskutimit në “Gjenerata Alfa” se kur shohin personazhe në rrjetet sociale që falë klikimeve dhe bashkëpunimeve me bizneset sigurojnë të ardhura, të mira materiale dhe dallohen nga të tjerët, ngacmimi ndihet.
Advertisements
Blendi Fevziu, i cili është i ftuari special i rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan thotë se vetë nuk e ka marrë këtë përfitim në rrjetet sociale. Ai është ndër personazhet më të ndjekur e të klikuar, por nuk gjeneron të ardhura prej tyre sepse qëllimi i tij është të arrijë te audiencat e grupmoshave të ndryshme.
Advertisements
Blendi Fevziu: Unë kam ndjekës në Instagram, Facebook, TikTok nuk është që ke përfitime materiale. Kjo fjala “bashkëpunim”, s’e di…
Renisa: Ata flasin më shumë për brezin e tyre.
Blendi Fevziu: Asnjë cent nuk fiton, zero, nga rrjetet sociale.
Rejvis: Jo, këtu s’jam fare dakord sepse njoh persona personalisht, okej sepse TikTok dhe Instagram nuk e kanë të autorizuar që një shqiptar me një audiencë specifike të futet në fondin e “creator” dhe të marë një pagesë nga vetë aplikacioni. Ama kur ti krijon një bazë audience, janë vetë bizneset që të kontaktojnë siç ndodh me sponsorat në televizion.
Blendi Fevziu: Ky është marketing pastaj, por s’ka lidhje. Unë i përdor rrjetet sociale dhe kurrë s’nxjerr asnjë cent nga rrjeti social në vetvete.
Rejvis: Nga rrjeti në social në vetvete jo, se nuk ke.
Blendi Fevziu: As nga reklamat se nuk e përdor për reklama rrjetin social. Rrjetin social, unë personalisht…
Rejvis: S’e kisha për ju personalisht, e kam në tërësi.
Blendi Fevziu: Jo e kam fjalën si mund ta përdorësh, nuk është gjithmonë klikimi që kthehet në… pse e përdor unë rrjetin social se më pyesin shumë njerëz në qoftë se keni kuriozitet. Televizioni sot kryesisht ka konsumatorë besnikë që rrinë para ekranit mosha pak më të mëdha, 45 vjeç e lart, unë i quaj brezi i telekomandës që mbajnë telekomandën akoma. Unë vetë kërkoj nëpër shtëpi telekomandën, edhe në qoftë se mund ta drejtoj me aplikacionin e telefonit. Goca ime edhe televizorin e sheh o në celular, në kompjuter, në iPad ose në Youtube, më mbrapa, gjithmonë “on demand”, jo ”live”. Unë jam mësuar që në orën 15:30 dua të shoh lajmet, në orën 119:30 dua të shoh lajmet dhe harroj që lajmet mund t’i shoh në çdo orë të ditës sepse televizori mund të kthehet mbrapsht dhe ta shohësh ku e ke. Kjo është një çështje e mënyrës sesi është formuar një brez i caktuar. Unë i përdor rrjetet sociale për të shkuar në radhë të parë te brezi i ri, pra 35 vjeç e poshtë, ndjekësit më të mëdhenj të mitë, mbi 50% janë mosha 24-35 vjeç, brezi i dytë është 35-45 dhe pastaj vjen 18-24. Tani edhe te ky brez, përtej produktit tipik të rrjetit social, Reels etj, ne depërtojmë edhe me televizionin që do të thotë që produkti që prodhohet, kryesisht prodhohet përmes studiove televizive, por ai shpërndahet përmes Reels edhe në rrjete sociale./ Tv Klan