Solidariteti i kolegëve të punës: I dhurojnë ditët e tyre të pushimit për shqiptarin e sëmurë

Një shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është duke u përballur me një sëmundje të rëndë e quajtur skleroza laterale amiotrofike.

Advertisements

Si pasojë Gëzimi. prej kohësh po qëndron i shtruar në Qendrën Klinike NeMo në Trento duke u përballur me sëmundjen e rëndë, por edhe të rrallë.

Advertisements

Në këto ditë të vështira për Gëzimin, kanë qenë kolegët e tij, me të cilët prej vite me radhë ka punuar në fabrikën e drurit, të cilët kanë ndërmarrë një nismë të veçantë.

Ata kanë vendosur që t’i dhurojnë shqiptarit të gjitha ditët e tyre të pushimit, përfshirë edhe lejet e mbledhura nga orët shtesë të punës.

Nga krevati i spitalit, me mirënjohje të thellë Gëzimi nuk ka qëndruar pa falenderuar të gjithë kolegët e tij, të cilët nuk e lanë vetëm në këtë moment të vështirë.

Lidhur me këtë gjest ka reaguar edhe Shoqata Italiane e Sklerozës Laterale Amiotrofike, e cila përmes një reagimi u shprehu mirënjohje kolegëve të shqiptarit.

Presidentja e kësaj shoqate. Fulvia Massimelli, e nismën si një shembull të fortë solidariteti dhe përgjegjësie sociale, duke demonstruar se si konteksti i punës mund të bëhet një vend kujdesi dhe afërsie, si dhe produktiviteti.