Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të njohur shqiptarë ka dështuar, pasi ata janë arrestuar nga policia vendase.
Advertisements
Gazeta Insajderi raporton se të arrestuarit janë Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.
Advertisements
Ka qenë këngëtari, Labinot Rexha, i cili ka treguar se gjatë kontrollit ku u arrestuan këngëtarët ishin të pranishëm afro 150 policë.
Rexha kishte leje punë prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem.
“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka nisur kontrolli. Kur kam dal jashtë kam parë afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mua, unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku“, tha Rexha.
Më tej ai bëri apel kolegëve të tij që mos të përdorin vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.
“Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai për Gazetën Insajderi.
Don Phenom duket se e ka konfirmuar edhe vetë arrestimin e tij, ku në story ka thënë “jam jashtë tani”.