Sot ‘bllokada qytetare’ e opozitës, Sula apel për pjesëmarrje në rrethrrotullimin e Rrogozhinës: Detyrë patriotike!

by editor

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar sot nga PD, protestë që do të shtrihet në disa qarqe te vendit.
Në një postim në rrjetet sociale. Sula u shpreh se kjo nuk është një protestë për të ikur një qeveri e për të ardhur një tjetër, por një detyrë patriotike e çdo shqiptari për të mos lënë shtetin të rrëshqasë në diktaturë.

Advertisements

Mesazhi i plotë i Dash Sulës:

Advertisements

O SOT O KURRË”
Miq, motra dhe vëllezër, sot është dita të ngrihemi në lartësinë e detyrës dhe me guximin dhe atdhedashurinë e patriotëve tanë në SHBA të protestojmë kundër kësaj mazhorance.
Kjo nuk është një protestë për të ikur një parti nga pushteti e për të ardhur një parti tjetër. Protesta sot është një detyrë patriotike për çdo shqiptarë që të mos lejoj shtetin të rrëshkas në një diktaturë të re.

Në 12 vite kjo mazhorancë e ka dëshmuar me fakte e prova se nuk ka asnjë vëmendje për qytetarët e thjeshtë.
U tall sërish me pensionistët duke ia rritur me 25 lekë në ditë. Ndërkohë Kosova që ka buxhetin dy herë më të vogël se ne e rriti me 20% çdo pension. Pasi e pa që gjyshërit, prindërit tanë e kuptuan se çfarë kryeministri kanë ka dy javë që ka nxjerrë çdo njeri të mundshëm të gënjejnë qytetarët dhe tia vendos fajin biznesit.

Advertisements

Mjaft është mjaft! Pensionistët, fermerët administrata dhe çdo shtresë e qytetarëve nuk e gëlltit më propagandën me lugë boshe.
Sot në orën 17:00 protestojmë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Mazhoranca ti hap rrugë qeverisë teknike për të organizuar zgjedhje të barabarta e të jenë qytetarët të vendosin me vullnet të lirë se kush do ti qeveris në 4 vitet e ardhshme.

You may also like