Këngëtari dhe ish-konkurrenti i BBV3, Bardhi Idrizi ka folur ditën e sotme në “Fan Club” për situatat që kanë ndodhur që pas daljes së tij nga formati.
Advertisements
Ai po ashtu mohoi thashethemet nga ish-banorë të Big Brother, se e ëma e tij gëzon shëndet të plotë dhe se ka qenë në festën e 8 marsit në Gjermani.
Advertisements
Sa i përket fotove të bërë publike të së ëmës së tij në spital, Bardhi tha se nëna e tij ka pasur probleme me tensionin, ka shkuar në spital, por nuk ka qëndruar e shtruar aty.
Bardhi tha se foton në Instagramin e tij të së ëmës në spital e ka shpërndarë Jetmiri, të cilit ia ka dërguar e motra e tij
Bardhi: Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.
Përsa i përket “zhurmës” që u krijua pas daljes së tij, Bardhi shprehet: Nuk ishe për shëndetin e nënës, ishte për disa situata që Sara kishte parë. Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj. Përsa i përket Jetmirit, nuk diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia. Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë.
I pyetur se përse nuk ka akses në Instagramin e tij, Bardhi shprehet: Nuk i kemi zgjidhur dhe nuk kemi biseduar që kur kam dalë, sot do hapet Instagrami im i ri dhe do publikohet tek profili i Sarës.
Enxhi: Cila është arsyeja e hatërmbetjes?
Bardhi: Është private dhe nuk dua ta komentoj.
Ndësa përsa i përket marrëdhënies me Sarën, Bardhi shprehet: E gjeta atë gocën që e kam përballë, i jam shumë mirënjohës se çfarë ka bërë për mua dhe e dua fort.