“Sot më tha duhet me u kthy në punë se kanë nevojë për mu, ishte i sëmurë”, bashkëshortja e policit që u rrëmbye në veri tregon çfarë bisedoi me të

Shemsi Mustafa, sot vendosi të kthehej në punë pas 10 ditësh pushim mjekësor për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Advertisements

E në ditën e parë të tij ai u kidnapua në veri të Kosovës në Leposaviq së bashku me dy policë të tjerë.

Advertisements

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën infokus, Shpresa Mustafa, bashkëshortja e zyrtarit policor ka thënë se ka frikë për të dhe se po mendon edhe më të keqen për shkak se nuk mundet me përballu stresin e presionin duke qenë edhe i sëmurë.

Mes lotësh ajo tregon se për dy vite punë në veri, Shemsi Mustafa gjthmonë kishte gjetur mundësi ta kontaktonte atë përveç sot.

Ndiqeni intervistën e plotë: