Sot protestë para Kryeministrisë, juristi Çela: Ja qëllimi, Rama ta pezullojë dhe ta shkarkojë Veliajn nga detyra

Sot në orën 18:00 lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe nisma “Thurje” do të organizojnë një protestë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj. Juristi Ervis Çela, pjesë e “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë televizive, se do të jetë një protestë në mbështetje të organeve të drejtësisë.

Advertisements

Ai theksoi se Rama duhet ta pezullojë fillimisht Veliajn nga detyra dhe më pas ta shkarkojë, pasi ka një përgjegjësi morale, dhe duhet të ruajë të njëjtin standard sikurse me kryebashkiakët e tjerë.

Advertisements

“Nuk janë parashikuar përplasje, në mënyrë absolute jo. Protesta është qytetare, e drejtë, e lirë, paqësore. Aty do bëhet thirrje për kërkimin e të drejtës, dhe mbajtjen e përgjegjësive si ligjore, ashtu edhe morale. Protesta do mblidhet para Kryeministrisë dhe do ketë fjalë rastësore nga përfaqësuesit e Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje, dhe qytetarët. S’është parashikuar një marshim.
Nëse qytetarët do kërkojnë të bëjnë një marshim, edhe ajo mund të ndodhë. Ka përgjegjësi edhe publike, kështu që nëse kryeministri do zbatojë precedentin e kryebashkiakëve ndaj të cilëve ka nisur një hetim, ai duhet të bëjë në radhë të parë pezullimin nga detyra, dhe më pas shkarkimin e tij.

Në këtë moment s’kemi një arrestim pa gjyq. Është një nevojë e organeve të hetimit, që personi nën hetim të mbahet në sigurim, për arsye të prishjes së provave apo largim. Ekzekutimi i një mase sigurie nuk kërkon gjyq, por ajo vleftësohet ose jo nga gjykata.

Kryeministri duhet të marrë një vendim. Bashkia e Tiranës do duhet të marrë drejtimin nga një nënkryetar, ose duhet ta emërojë nënkryetarin Këshilli Bashkiak. Ose kryeministri ta shkarkojë nga detyra dhe ta çojë bashkinë në zgjedhje të parakohshme. Është një marshim për të mbështetur organet e drejtësisë, që për të shmangur që politika të interferojë”.