Sot seanca/ Garda “blindon” Kuvendin, gardh metalik para hyrjes dhe forca të shtuara, çfarë po ndodh te Parlamenti

by editor

Tensione priten në seancën e sotme në Kuvend, me deputetët e opozitës që kanë paralajmëruar se pavarësisht se janë përjashtuar për periudha të ndryshmë kohore nga Sekretariati i Etikës, do të jenë në Kuvend.

Advertisements

Gazetari Osman Stafa raporton se për herë të parë Garda ka vendosur në hyrje të Kuvendit gardh metalik, duke shtuar kështu masat për sigurinë, referuar këtu edhe asaj që ndodhi në seancën e fundit që u zhvillua, ku deputetët e PD kishin edhe përplasje me punonjësit e gardës.

Advertisements

Deputetet e Partisë Demokratike do të zhvillojnë një takim në orën 8:30 dhe me pas do shkojnë në Kuvend.

(BalkanWeb)

Advertisements

You may also like