Sot seancë mbi ankimimin e Veliaj për “Arrestin me burg”, policia merr masa, efektivë vendosen para gjykatës (VIDEO)

Ndërkohë që Erion Veliaj është nisur nga Durrësi për të mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj masë së sigurisë “Arrest me burg” të vendosur nga GJKKO, një numër efektivësh është vendosur përpara godinës së gjykatës.

Advertisements

Kjo duket se është një masë paraprake që mund t’i paraprijë mbledhjes së mbështetësve përpara gjykatës. Kujtojmë se në seancën kur u caktua masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, pati tensione, madje mbështetës të tij tentuan të ndalonin furgonin e policisë.

Advertisements