Sot shorti për Euro 2024 kush do jete kundershtari i Shqiperise

by editor

Sot në Hamburg do të vendosen kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024 dhe shortin do ta ndiqni prej orës 18:00 direkt në Tv Klan.

Kombëtarja ndodhet në vazon e dytë pas paraqitjes së mirë në fazën kualifikuese ku e mbylli e para në grup me 15 pikë.

Advertisements

Kuqezinjtë mund të përballen me një short të fortë, duke parë përfaqësueset edhe në vazot më poshtë.

Nëse i referohemi renditjes së FIFA-s grupi më i fortë për Shqipërinë mund të jetë ai i përbërë nga Franca, Holanda dhe Italia, të gjitha skuadra që janë pjesë e 10 më të mirave në botë.

Advertisements

Ndërsa më i favorshmi gjithmonë duke parë klasifikimin në FIFA mund të jetë Gjermani, Slloveni dhe ekipi që do ta dalë nga play-off C.

Ky do të jetë përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Europian pas atij të vitit 2016, ku mori një fitore dhe e mbylli në vendin e tretë.

Advertisements

Kësaj here do të synohet më shumë duke pretenduar që të paktën të kalohet grupi. Gjithsesi kjo do të qartësohet kur të vendosen kundërshtarët e aktivitetit që do të mbahet prej 14 Qershorit deri në 14 Korrik në Gjermani, me TV Klan që do të transmetojë jo vetëm Kombëtaren e Sylvinho por 31 ndeshjet më të forta pa pagesë për territorin e Shqipërisë.

You may also like