Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Advertisements
Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Advertisements
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha në një intervistë televizive se procesi i hetimit për ish-ministrin nuk ka përfunduar, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të kemi një shtrëngim të masës së sigurisë.
“Jemi përballë faktit që Beqaj është ende një person i dyshuar, nuk kemi të bëjmë me një akuzë të konkluduar dhe përfundim hetimesh. Për aq kohë që nuk është mbyllur hetimi, mund të ketë edhe akuza të tjera dhe masa të tjera sigurimi. Hetimi vazhdon dhe nuk e dimë akuzën përfundimtare. Nuk mendoj që do ketë lehtësim për Beqajn. Prokuroria duhet të ketë pasur arsye për masën e sigurisë, siç është pretendimi shëndetësor, nëse i referohemi fakti që për shpërdorim detyre kemi në burg ish-zyrtarë të tjerë si Dako”, tha Imeraj.