Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika një prej viktimave të “21 Janarit” ka folur për mediat, pasi Prokuroria e Posaçme vendosi të hetojë këtë ngjarje, gjë që ishte kërkuar me ngulm nga familjarët e viktimave.
Advertisements
Ajo u shpreh se e drejta gjithmonë fiton dhe se e prisnin këtë vendim, duke shtuar se ajo ka kallëzuar gjithë zinxhirin komandues të asaj kohë, duke nisur nga Sali Berisha.
Advertisements
“E prisnim, sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresoj që të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu sic e meriton.
Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, që nis nga Berisha e deri tek më i vogli,” tha ajo.