Në Prokurorinë e Posaçme janë depozituar deri tani mbi 70 kallëzime penale për krime të dyshuara zgjedhore që mendohet se lidhen me zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që SPAK ka regjistruar prej tyre 26 procedime penale.
Advertisements
Në 26 raste të kallëzuara apo të konstatuara kryesisht nga hetuesit, Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të krimeve zgjedhore për procesin e 11 Majit dhe ka regjistruar procedim penal duke vijuar me hetime të thelluara.
Advertisements
7 nga këto procedime ku janë ngritur dyshime të përfshirjes në korrupsion apo krime të tjera zgjedhore të kryera nga zyrtarë të lartë, janë regjistruar me iniciativën e vetë SPAK.
Nga këto, 24 materiale nëpërmjet hapësirës online të hapur si pjesë e task-forcës së SPAK, ngritur në Janar të këtij viti dhe që mobilizoi këtë strukturë në terren për të hetuar korrupsionin zgjedhor.
Pjesa tjetër e denoncimeve është bërë në mënyrën tradicionale nëpërmjet postës.
SPAK ka shpërndarë në terren 16 prokurorë, 3 prej të cilëve në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Fier dhe nga 1 në 9 qarqet e tjera. Në terren gjithashtu kanë dalë edhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.