“SPAK po i jep kohën e mjaftueshme Ramës që..”, gazetari analizon hetimet ndaj Veliajt: Reagimi i avokatëve tregon..

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një emision televizizv foli lidhur me hetimet e Erion Veliaj në SPAK.

Advertisements

Bushkolaj tha se më shumë sesa qëndrimi i Veliaj në SPAK më bëri përshtypje regimi i fortë që patën avokatët e tij.

Advertisements

“Më shumë sesa qëndrimi i Veliaj në SPAK, më bëri përshtypje reagimi i avokatëve të Veliaj. Ishte një reagim shumë i fortë. Nuk pritej sepse, Veliaj jo më larg se dje tha, se unë jam një politikan që nuk oranizoj protesta në derën e SPAK-ut. Sot përdori një fjalë metoda sigurimi, nëse i rikthehemi kësaj fjale të tjerë që e kanë përdour këtë fjalë është lideri i opozitës z.Sali Berisha, kreu i partisë së lirisë z.Ilir Meta. Për hir të së vërtetës, për këdo që e ka lexuar këtë sistem dhe e njeh e ka parasysh çfarë do të thotë metodë sigurimi. E kam parë pak në aspektin gazetaresk këtë çështjen e metodës së sigurimit, përsa i përket përhapjes së informacionit dhe bindjes së opinionit publik, që Erion Veliaj pritet të jetë objektivi i rradhës i SPAK. Në ditën që ajo do ndodh, kam përshtypje që sdo t’i bëjë më askujt kur të shohin Veliajn me pranga në duar përpara derës së SPAK. Mua më duket sikur SPAK po i jep kohën e mjaftueshme eprorit të Erion Veliaj ose maxhorancës që kostot nga kjo t’i ketë minimale,” – tha Bushkolaj.