Kam frikë se SPAK-u pikërisht këtë është duke bërë; duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtuar pikërisht atë kalanë që ka menduar Berisha të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë,” kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste për gazetën TemA, në lidhje me procesin hetimor ndaj Sali Berishës.
Advertisements
Ai tha se akuza prej 500 faqesh është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani dhe se dosja, në vetvete, duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Hoxha u shpreh gjithashtu se SPAK praktikisht i ka hequr ish-kryeministrit armën e tij më të fortë, që ka qenë imazhi publik si një politikan i pastër, të cilin mund ta akuzoje për çdo gjë veçse për korrupsion.
Advertisements
“Akuza është vetëm koncentrati i hetimeve të kryera deri tani. Dosja në vetvete – me aq sa kam unë dijeni – duhet të jetë mbi 6.000-7.000 faqe. Unë mendoj se proceset për të cilat duhet të ishte Berisha, do të ishin çështje të tjera, ku Berisha ka qenë i implikuar direkt dhe nuk ka patur nevojë të bëjë kaq kinezërira. Ka ngjarje të tjera me pasoja shumë më të rënda, me pasoja direkte. Përshembull, ‘21 janari’ është çështje shumë e dukshme. Çështja tjetër, nuk them thjesht çështja ‘Gërdeci’, po ka disa çështje që kanë të bëjnë me hetimin pasuror që mund të vijë për familjarë të tjerë të tij. Në fakt, ai ka nisur. Dashur pa dashur, SPAK-u i ka hequr Berishës armën më të fortë që ka patur. Pra, arma më e fortë e Berishës ka qenë fakti që ishte i pakorruptueshëm. Ai kishte një imazh publik të pastër dhe ai ishte një politikan rrace, një politikan i fortë. Një politikan, të cilin ti mund ta akuzoje për çdo gjë, por nuk mund ta akuzoje pikërisht me atë që bën të dobët çdo politikan, pikërisht me korrupsionin. Kam frikë se SPAK-u këtë është duke bërë, duke e shembur gjithë ngrehinën e Berishës dhe duke i dëmtura pikërisht atë kalanë që ka menduar të lërë pas vetes kur biologjikisht të ketë mbaruar punë në këtë botë” tha Hoxha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë nën hetim në lidhje me rolin e tij në privatizimin e dyshimtë të Kompleksit Partizani, ku ai akuzohet për korrupsion. Hetimi u mbyll ditën e mërkurë, ndërsa Prokuroria e Posaçme do të çojë çështjen në gjyq, ku pritet të merret edhe vendimi në lidhje me Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, gjithashtu i akuzuar si i përfshirë në aferën ‘Partizani’.
Advertisements