Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, komentoi lidhur me hetimet ndaj disa figurave të njohura politike, duke përfshirë edhe Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Advertisements
Rama theksoi se nuk ka komentuar raste individuale, përveç kur ka pasur një vendim të shkallës përfundimtare të gjykatës, dhe theksoi se një person që është nën hetim nuk është domosdoshmërisht i fajshëm.
Advertisements
Ai theksoi rëndësinë që proceset gjyqësore të zhvillohen sipas ligjit dhe nuk duhet të gjykohen në media.
Rama u shpreh se, përballë drejtësisë dhe ligjit, emrat e individëve nuk caktuan se për kë bëhen hetimet, por se janë faktet dhe proceset ligjore që duhet të udhëhoqin punën e institucioneve të drejtësisë. Ai përsëriti se duhet respektuar e drejta e çdo individi për një proces të drejtë dhe të barabartë.
Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?
Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.
Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.
Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.