Spanja godet një grup kriminal shqiptar të drogës, 10 të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që kultivonte dhe shpërndante marijuanë në Katalonjë.

Advertisements

Hetimi nisi vitin e kaluar kur policia katalanase zbuloi një plantacion në një magazinë industriale në Cervera, e më pas një tjetër në Manlleu.

Advertisements

Gjatë operacioneve policore u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan 844 bimë marihuanë, 75 kg sytha gati për treg, 25 gramë kokainë dhe 10,900 euro para të gatshme. Vlera e drogës së kapur llogaritet rreth 482,500 euro.

Gjithashtu, grupi kishte manipuluar instalimet elektrike për të shmangur faturimin.

Pas paraqitjes në gjykatë, të gjithë të arrestuarit u urdhëruan të mbahen në burg, për shkak të provave të shumta dhe rrezikshmërisë së tyre.