Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgjigjur një komenti që shprehet se edhe pse janë bërë disa spitale të reja, korrupsioni brenda tyre vijon ende. Në përgjigjen e tij, ai tha se janë ndërtuar 53 spitale të reja që kur PS mori detyrën dhe se ka mjekë dhe infermierë të mirëpaguar.
Advertisements
Më tej shprehet se në mandatin e katërt do të ndërtohen edhe dy spitale të reja modernë në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën spitalore të Italisë. Rama tha se nuk do të dërgohet askush për kurim jashtë shtetit, ndërsa shton se Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.
Advertisements
Komenti: Te uroj qe te fitosh spitale ke bere po jane kot se korrupsjoni aty vazhdon mua personalisht doktori te 21 dhjetori mi ka kerkuar vete leket dhe Kam ngelur pa fjale pastaj tjetra marketet me gjera te skaduara zarzavatet frutat na mbyten me pesticide per mua keto gjera jane urgjente te kere kontrolle.
Rama: Po çfarë të them, si të them?! ‘Spitale ke bërë, po janë kot’. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot? 53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u bënë përsëri nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000. Me shtretër lufte akoma. Me batanije nga ato ushtarake me qime si letër zmeril. Banjo me ujë-rrjedhje në korridore gjithandej. Ilaçe harroje. Pajisjet për operacione ishin të shekullit të kaluar. Niveli i sterilizimi me sybet. Infeksionet post-operatore më të larta në Europë. Mjekët heronj. Jepnin e merrnin si në luftë. Në mes të Europës, shekulli i 21-të. Autoambulancat ndizeshin me të shtyra. Dhe urgjencat vareshin nga oraret e gjumit të rojeve që i linin hapur telefonat për të mos i përgjigjur, me atë telin varur.
Nuk po flas për qendrat shëndetësore, mesjetë e thellë, katastrofë. Sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore, të bëra nga e para, që u shërbejnë 1.6 milionë qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetëshpëtuese mbi të gjitha. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140% më shumë se deri dje, infermiere me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milionë njerëz në vit me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike, që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, ca këtej e ca jashtë. Janë kryer 60 milionë e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalsës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma. Dy spitale ultra modernë do të ndërtojmë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara. Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE.