Sterilizimi/ Eksperti Dasho: Përgjegjësit janë ata që firmosën, Ekonomi dhe Rama

by editor

Eksperti i mjekësisë, Erion Dasho tha në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv, se Milva Ekonomi nuk duhet të jetë në Komisionin parlamentar hetimor për koncesionin e sterilizimit, pasi ka qenë zv.ministre në kohën kur është dhënë koncesioni i check-up.

Advertisements

Sa i përket dosjes sterilizimi, Dasho shton se SPAK ka arrestuar vetëm ‘bedelat’, pasi përgjegjës janë ato që kanë firmosur.

Advertisements

‘Me të vërtetë kryen SPAK hetime, por edhe profesionistët e shëndetësisë edhe anëtarët e opozitës duhet të investigojnë në të gjitha aspektet. Mënyra si trajtohen të dhënat është një indicie. Pasi mund të ketë krim. Në komision është zv.ministrija e koncesionit, zonja Ekonomi. Nuk mundet që ajo të hetojë veten e vetë.

Ka qenë zv.ministre e shëndetësisë kur është dhënë check-up. Për mendimin tim që duhet të ngrejë zërin opozita që zonja Ekonomi të përjashtohet pasi është në konflikt interesi. SPAK po heton edhe sterilizimin.

Po e heton edhe nga shqetësimi i ngritur nga opozita, por edhe nga zëri i qyterarëve dhe organizatave. Ka qenë i detyruar të hap hetimin. Janë duke u hetuar bedelët. Përgjegjësi kryesor është ai ka patur të drejtën e firmës, ministri dhe kryeministri’ tha Dasho.

You may also like