Stine rrëfen historinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas!

by editor

Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.

Advertisements

Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tiji fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.

Advertisements

“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine në “Një gotë rose” në MCN.

Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.

Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Graciela ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.

Bënte ndjekjet atë kohë si Formula 1, më del një pusetë para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thashë kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. ‘Më fal’, më tha, ‘doja të të ndiqja jo t’i bija makinës’.

Stine shtoi se Graciela ka qenë një vajzë shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndërroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali i Rozanës, lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, ‘e keni parë gjë Stinen’.

You may also like